Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur në koncertin e këngëtares Olivio Roodrigo. Ylli i muzikës pop u godit në kokë me një buqetë me lule gjatë koncertit të saj në Madison Square Garden në New York mbrëmjen e së martës. Në videon që po bën xhiron e rrjetit, shihet këngëtarja teksa përshëndet fansat brenda sallës.
Në një moment njëra prej tyre e cila po mbante në dorë një buqetë me lule ja hedh në kokë, pasi artistja refuzoi ta merrte. Në komentet në rrjetet sociale, shumë e konsideruan veprimin ‘e vrazhdë’ dhe të papranueshme duke u shprehur të shqetësuar se këngëtarja mund të ishte lënduar.
Të lidhura
None found
“Shpresoj që Olivia të jetë mirë pas një gjesti kaq të vrazhdë. Çfarë mungesë respekti”, “Disa nga këta prindër nuk i kanë rritur mirë fëmijët”, “Etika e koncertit është zhdukur”, ishin vetëm disa nga komentet në rrjet.
An audience member threw a bouquet of flowers at Olivia Rodrigo’s face while she was greeting fans at her GUTS World Tour.
— Pop Base (@PopBase) April 10, 2024
