VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes sezonit të dytë të serialit të saj në Netflix, “With Love, Meghan”.

Në rrëfimin e saj, Dukesha e Sussex tregoi se në vitin 2016, gjatë ditëve të para të njohjes, ishte Harry ai që i tha i pari “Të dua”.

Ky moment i rëndësishëm ndodhi gjatë një udhëtimi në Botswana, ku ata qëndruan për pesë ditë.

Meghan kujtoi se kjo përvojë i ndihmoi të njiheshin më mirë, përballë natyrës dhe larg syve të publikut.

Në një bisedë me Tan France nga Queer Eye, Meghan pranoi se Harry foli i pari, ndërsa ajo nuk i fshehu emocionet dhe e mori me humor reagimin e mikut të saj.

Ky ishte vetëm një nga kujtimet personale që Markle solli për publikun, duke treguar anën intime të lidhjes së tyre.

Seriali gjithashtu përqendrohet te jeta e re e çiftit në Kaliforni me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Pasi janë tërhequr nga detyrat mbretërore dhe mbeten të distancuar nga familja e Harryt, ata kanë zgjedhur të tregojnë historinë e tyre përmes platformave si Netflix, duke ndarë momente familjare dhe angazhime bamirësie.

Një tjetër pjesë e veçantë e sezonit është festimi i 40-vjetorit të Harryt në shtator 2024.

Në vend të një feste madhështore, ai mori pjesë në një turne bamirësie për të nderuar mikeshën e ngushtë të Meghan-it, Kelly McKee Zajfen.

Në tërësi, seriali përpiqet të sjellë një ekuilibër mes imazhit publik të çiftit dhe anës së tyre private, duke e treguar historinë e dashurisë dhe jetës së përbashkët larg protokolleve mbretërore, përmes kujtimeve të tyre më intime dhe aktiviteteve humanitare.

 


Shtuar 26.08.2025 18:35