Ditën e sotme në shtëpinë e “BBVA4” debatet kanë qenë të shumta, me tone të larta, ku nuk kanë munguar as ofendimet.
Xumi i ka kujtuar Gjestit se si në BBVK, një banorë i mori atij vajzën që pëlqente.
“Ka ardhë tjetri e ia mori sy për sy”, tha Xumi dhe përgjigja e Gjestit ishte: “Erdha unë e ta mora ty”, duke iu referuar Eglit.
“Ta ka dridh Edi themelin, t’a ka marrë femrën. Unë e pëlqej po ma mori Edi”, imitonte Xumi Gjestin.
Nga ana tjetër Gjesti imitonte Xumin kur flet për Eglin: “Nëse ai e ka marrë, unë ty pra”.
Gjesti pas këtij debati me Xumin i kërkoi falje Eglit dhe ajo i tha: “Ok”.
Edhe pse Egli i tha Gjestit që nuk ka problem, ajo shkoi në tualet, ku shpërtheu në lot. Aty ishte banori që vazhdonte të kërkonte falje.
Pas pak çastesh, Egli ka shkuar dhe ka përqafuar Gjestin, i cili vazhdonte të kërkonte falje.