VIDEO/ Jozi dhe Loredana debatojnë me Gjestin: Kur do nisni të luani!

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, janë kuriozë të dinë nëse Jozi dhe Loredana e kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë.

Ata kanë vendosur që të mos flasin për këtë gjë, edhe pse banorët herë pas here i pyesin. Madje ditën e sotme Gjesti i ka pyetur se kur do të ndodhë puthja dhe të nisin që të luajnë.

Jozi i ka kthyer përgjigje me humor, duke i thënë ‘që puthjen e parë do e dhurojnë kur do t’i shohë ai’. Por jo vetëm kaq, pasi banori e ngacmon Gjestin në lidhje me Eglin.

“Kur të na shohësh ne duke u puthur ke për të mësuar si të puthësh Eglin”, i tha Jozi.

Pjesë nga biseda:

Jozi: Puthjen e parë do e dhurojmë kur të na shohësh ti.

Valbona: Do i fikim kamerat

Gjesti: Mos mendoni se ju kam inat

Jozi: Kur të na shohësh ne duke u puthur ke për të mësuar si të puthësh Eglin.

Gjesti: Po të bëj një pyetje, a je në gjendje me u përgjigjur

Jozi: Fol

Gjesti: Kur e keni menduar këtë puthje, me nis me luajtur?

Loredana: Po ti po e shikon se sa bashkë po rrimë unë

Jozi: Shumë shpejt


Shtuar 22.01.2025 17:27

Tags: ,