VIDEO/ Fansi i kërkoi të performojë me të në skenë, Ylli Limani habit me reagimin

Këngëtari i njohur Ylli Limani është një ndër artistët më të suksesshëm në estradën muzikore, këngët e të cilit pëlqehen nga një numër i madh njerëzish.

Së fundmi xhiron e rrjetit po e bën një video e Yllit me një fans në një ndër koncertet e tij.

Ky i fundit i kërkoi këngëtarit që të këndojë me të në skenë.

“Pash shpirtin e nënës më le një herë që të dal të këndoj”- i tha fansi.

Fillimisht Ylli hezitoi duke i thënë që janë 2 mijë vetë që po e presin performancën e tij, ndërsa më pas duke parë dëshirën e madhe të fansit për të kënduar me të, artisti pranoi t’ia plotësonte dëshirën.


Shtuar 25.06.2024 19:34