Video bëhet virale, Jennifer Lopez përshëndet Shqipërinë LIVE për herë të parë (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka bërë së fundmi një “live” në “Instagram” me miliona ndjekësit e saj. E teksa ishte duke e mbyllur bisedën me ta, ajo ka lexuar një prej komenteve të shumta që i përkiste një shqiptari.

Ndjekësi i kishte shkruar “Albania” me flamurin kuq zi dhe artistja e famshme e përshëndeti atë vetëm pak sekonda para se të mbyllte “live”-in e saj.

“Mirupafshim Shqipëria, ju pashë ”, shprehet Jennifer Lopez, duke gëzuar jo vetëm djalin që i komentoi, por me siguri të gjithë fansat shqiptarë.

Djali është fans i flaktë i këngëtares, i cili edhe më parë ka arritur të marrë vëmendjen e JLo ku i kishte komentuar në një nga kërcimet e tij duke iu bashkëngjitur sfidës gjatë periudhës së pandemisë.