Pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës nga posti i drejtoreshës së Teatrit të Operës dhe Baletit, tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur edhe nga pjesëmarrja në “Big Brother”, ka reaguar publikisht.
Në një postim në rrjetin social TikTok, ai ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave, duke e cilësuar si një rikthim të drejtësisë ndaj padrejtësive që sipas tij ka përjetuar në të kaluarën.
Në video, Kllogjeri thekson: “Karma nuk harron! Para dy ditësh u shkarkua nga detyra drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit. Zoti vonon, por nuk harron. Siç thotë populli, kush i bën gropën tjetrit, përfundon vetë në të.”
Tenori, i cili më parë është pushuar nga puna në TOB, shprehu gjithashtu shpresën se drejtori i ri i institucionit do t’i rikthejë atij vendin që, sipas tij, i takon me të drejtë.
@armaldo.kllogjeri