“Vetëm lot”, ҫfarë po kurdis Bes Kallaku, Dijonis Biba dhe Renis Gjoka?

Aktori i humorit Besart Kallaku, këngëtari Renis Gjoka dhe Dijonis Biba, ky i fundit fitues i “Fermës Vip”,  duket se kanë nisur një miqësi me njeri-tjetrin.

Renisi dhe Dijonisi, kanë qenë shumë të afërt gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, por shoqërisë së tyre ju është bashkuar dhe Besi.

Besi ka publikuar një video me të dy ish-fermerët, ku shfaqen duke kënduar së bashku, ç’ka shton dyshimet se do të ketë një projekt muzikor nga ta.

“Vetëm lot”, shkruan Besi krah videos.

Veç Renisit dhe Besit që janë këngëtar, edhe Dijonis Biba, ka qenë më parë i përfshirë në muzikë.


Shtuar 30.06.2024 11:57