Pas gjithë zhurmës së madhe që është bërë në rrjet dhe në mediat rozë, për trekëndëshin e dashurisë së krijuar brenda “Big Brother VIP”, duket se më e sulmuara dhe e gjykuara ka qenë Beatrix Rasmosaj. Trixa u vizualizua si “e treta” që hyri mes një çifti, Borës dhe Donaldit të cilët i kishin dhurruar vetëm pak ditë më parë shumë emocione publikut.
Por siç e ka pranuar vetë knëgëtarja, ajo nuk do të përfshihej kurrë në atë lidhje nëse fillimisht drita jeshile nuk kishte ardhur nga Donaldi.
Pas rreth 3 muajsh, vetëm ditën e djeshme ka ardhur reagimi i parë i Beatrixës e cila me lot në sy i bëntë thirrje njerëzve të mos ishin aq të ashpër dhe gjykues duke treguar vuajtjen me të cilën po përballet.
“Unë nuk e meritoj”, shkruan Betrix e cila ka marrë një mbështetje të gjërë nga miqtë e saj, familjarët dhe ndjekësit.
Por kush e mbështeti publikisht këngëtaren nga ish-banorët e “Big Brother VIP”.
Janë pikërisht Fifi dhe Antonela, vajzat që në fakt kanë një afrimitet edhe me Donaldin, por kjo nuk i ka penguar të jenë mbështetje për Beatrix.
“Jemi me ty”, i shkruan Antonela.
“Drite. Te dua”, është komenti i Fifit./albeu.com/