Reperi i njohur Big Basta, është shpallur fitues i edicionit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Pas javësh të tëra gare, përballjesh dhe sfidash, publiku ka vendosur t’i japë fitoren artistit të njohur, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari.
Menjëherë pas shpalljes së fituesit, bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke e vlerësuar jo vetëm suksesin e tij, por edhe karakterin dhe mënyrën se si ai e arriti këtë fitore.
“Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë”, – shkruan Vesa Luma, duke shprehur publikisht krenarinë dhe dashurinë për partnerin e saj.