Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma ka shprehur ndjenjat e saj të thella në rrjetet sociale në pasojë të dy ngjarjeve të rënda në Pejë dhe Ferizaj, ku dy gra humbën jetën nga dhuna e bashkëshortëve të tyre.
Në një postim të rëndësishëm në Facebook, interpretuesja e hitit “Dhe për mu do të ketë një zemër”, shprehu zemërimin e saj ndaj mentalitetit që lejon dhe justifikon dhunën ndaj grave. Ajo i thuri në mënyrë të ashpër një kritikë shoqërisë që vazhdon të tërheqë veshin ndaj formave të dhunës dhe trajtimit të keq të vajzave dhe grave.
Statusi i saj i fuqishëm fillon me fjalë të drejtpërdrejta, që dënojnë në mënyrën më të ashpër këtë mentalitet të dhunshëm, “Alamet ‘burrash’! Të dhj*fsha në mentalitet të poshtër…”.
Vesa Luma vijon të bëjë thirrje për ndryshim, duke theksuar nevojën për pavarësi financiare të grave si një hap i rëndësishëm drejt lirisë dhe sigurisë personale.
Ky është statusi i plotë i Vesës (pa ndërhyrje):
“Alamet “burrash”! Te dhj*fsha ne mentalitet te poshter qe fillon nga menyra se si trajtohen vajzat (qe femije,e deri sa te martohen)
Vajza qe nuk kane guxim ti tregojne prinderve qe kane probleme me burrat e tyre (sepse “ska ku kthehet më”)
Vajza e gra te dashura- ju qe jeni ende ne kohe..punoni,punoni fort qe te krijoni pavaresine tuaj financiare! Sot ka qindra mundesi …
Ju qe po kaloni ne probleme te tilla dhe nuk keni guxim te shkeputeni nga ajo lidhje..mendoni qe jeta juaj eshte shume me vlefshme se cdo problem qe mund te pasoj ,pasi jeni kthyer ne shtepite tuaja te familja qe ju ka rritur- sepse jam e bindur qe zemra e nje nene e nje babai i nje vajze eshte shume e madhe”, ka shkruar Vesa Luma.