“Veprove me Kiarën si Albano me Beatrixën”, Arbana Osmani i kthehet si asnjëherë ndjekëses

Arbana Osmani zgjedh gjithmonë të qëndrojë larg ndërveprimit me ndjekësit, në komente apo gjithashtu edhe me reagimet e saj për kauza të ndryshme.

Por moderatorja nuk ka kursyer një reagim për situatën e Albanos me Beatrixën.

Në një postim në Instagram, një ndjekëse i shkruan: “Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“.

Si fillim, Arbana i kërkoi ndjekëses t’i tregojë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë, dërsa më pas u shpreh:

“Aaa po lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla“, mbyll shkrimin Arbana, e cila sugjeron rrugën ligjore për Triksën.

Por ndjekësit nuk e lënë me kaq. Njëra prej tyre e akuzon se ajo është sjell në të njëjtën mënyrë me Kiara Titon në BBV.

“Kurrësesi. E ke në youtube, dëgjoje dhe ridëgjojë dhe mos nxirrni fjalët e mia nga konteksti”.


Shtuar 6.10.2023 09:59