Kim Kardashian ka trazuar dhe njëherë rrjetin me veshjen e saj të guximshme. Por nuk ishte kjo ajo çka i shqetësoi më shumë fansat sesa fakti që ylli i Kardashian kishte kombinuar kryqin e famshëm të princeshë Diana me një veshje aspak të përshtatshme.
Në një dalje Gala këtë të shtunë, ajo vendosi në qafë kryqin e preferuar të princeshë Diana të cilën Kim Kardashian e ka blerë në ankand në vitin 2023 për vlerën 212.000 dollarë. Paraqitja e saj në tapetin e kuq gjatë fundjavës shënoi herën e parë që gjerdani të vishej në publik që nga vdekja e Dianës në vitin 1997.
None found
Me diamante me vlerë 5.25 karat, gjerdani është krijuar nga “Garrard” në fillim të shekullit 20-të. Ajo u ble në vitet 1980 nga biznesmeni i ndjerë palestinezo-britanik Naim Attallah, i cili ia huazoi këtë pjesë Dianës në disa dalje publike, kryesisht nëpër gala si dhe në organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kardashian e stiloi gjerdanin ndryshe, duke shkurtuar ndjeshëm zinxhirin e perlave dhe duke e veshur atë së bashku me disa bizhuteri të tjera. Kim zgjodhi ta kombinojë me një fustan tërësisht të bardhë dhe një dekolte goxha të hapur.
Opinioni publik ka shpërthyer në komente negative kundër saj pasi Kim, sipas tyre, nuk ka respektuar kuptimin që ai simbol fetar mbart.
“Pse ne ende po i japim kësaj gruaje trashëgimi të çmuar si gjerdani i Dianës pasi ajo theu fustanin e Marilyn-it”, shkroi një komentues në Instagram duke iu referuar polemikave gjatë daljes publike të Kim Kardashian në Met Gala 2022, ku ajo veshi fustanin ikonik të Marilyn Monroe.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…