Vendimi i gjykatës për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë

Në seancën e sotme  për dhunën e pretenduar, Princ Leka dhe Elia Zaharia, u paraqitën vetëm avokatët e dy palëve, të cilët paraqitën dhe akteksperizat. Ata janë pajisur me urdhër-mbrojtje për 6-muaj, në një distancë 5 metra nga njëri-tjetri.

Seanca e sotme e orës 13:00, u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të aktekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur.

Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

Pas divorcit që vjen pas 7 vitesh martesë dhe rreth 15 vitesh lidhje dashurie, Princ Leka, po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi, 26-vjeçarja nga Poliçani.

Dyshja nuk i fshihet më kamerave dhe daljeve publike. Ata janë shfaqur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit të kapur dorë për dorë.

Gjithashtu, edhe në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta, shfaqin qartë që kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin.


Shtuar 27.03.2024 15:09