“Vëllai im i madh”, i biri surprizon Ardit Gjebrean me urimin e ditëlindjes (FOTO LAJM)

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen dhe mes mesazheve të shumta të urimit ka marrë një nga djali i tij, Jon Gjebrea. Ky i fundit ka publikuar në Instagram një foto me Arditin dhe ka shkruar fjalët më të bukura për të atin, të cilin e konsideron si “vëllain e tij të madh”.

“Urime ditelindjen vellai im i madh. Shpresoj që dita jote te jete po aq e vecante sa ti. Jam kaq me fat qe mund te te therras babai im @arditgjebrea”, shkruan Joni në urimin për Ardit Gjebrean.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @jongjebrea_

Prej vitesh, Jon Gjebrea jeton në Amerikë dhe një pjesë të festave të rëndësishme nuk ka mundur t’i kalojë pranë familjes. Por pavarësisht faktit se ata janë të ndarë fizikisht, gjithmonë janë të bashkuar me njëri-tjetrin shpirtërisht.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Ardit Gjebrea arriti të fitojë betejën me Covid-19 dhe u kthye sërish një ekran pas një mungese të gjatë si rrallëherë.


Shtuar 7.06.2021 14:11