Veliaj nxjerr luanin, por vëmendjen e merr Luana Vjollca: Po më kërkon mua (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Erion Veliaj Dhe kryeministri Edi Rama hapën dyert e koshtit të ri zoologjik i cili është rikonstruktuar me 7.4 miliardë lekë të vjetra. Kopshti zoologjik ka rikthyer kafshët e egra që fëmijët i duan shumë dhe një prej tyre është luani, mbreti i kafshëve.

Por pasditen e djeshme në rrjet qarkulluan me shpejtësi pamje të luanit i cili ishte i mbështjellë me një thes jeshil duke u larguar nga Kopshti Zoologjik dhe thuhej se ka ngordhur.

Si për të mohuar këto lajme, Veliaj ka shpërndarë sot në faqen e tij një video të luanit ku shkruan: Mbreti Luan.

Por vëmdnejn e ka marrë komenti i Luana Vjollcës e cila nisur nga emri e ka quajtur veten gjithmonë një luaneshë.

“Po kërkon për mua më duket”, shkruan Luana e cila ka shkrirë gazit Kryetarin e Bashkisë./albeu.com/