Veleshnja tha se Stresi nuk ka marrë paratë e BBVK/ Reagon babai: Shpifje dhe trillim

Aktori Rrezart Veleshnja ka pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë 60 mijë eurot e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.

Por këtë deklaratë e ka mohuar me vendosmëri babai i reperit, Sali Lushaj, i cili foli në Klan Kosova.

Ai e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, deklaroi Lushaj.

Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.


Shtuar 17.06.2025 17:23