Valbona Mhilli zbulon pse u tha “JO” disa bashkëpunimeve: Refuzova oferta me shumë zero

Moderatorja Valbona Mhilli,  gjatë një interviste ka bërë një deklaratë lidhur me ofertat e shumta të marketingut, që i janë bërë gjatë karrierës së saj.

Ajo ka zbuluar se ka refuzuar bashkëpunime me vlera të larta financiare, duke theksuar se paratë nuk kanë qenë arsye për të pranuar çdo ofertë që i është servirur.

Të lidhura

None found

“Kanë qenë të shumta oferta marketingu që kam refuzuar. Oferta shumë të majme, me shumë zero nga mbrapa. Por nuk mund të përdor imazhin tim për t’i shërbyer një kompanie duke përdorur diçka që ndoshta nuk është reale, nuk ekziston”, është shprehur ajo.

Sipas saj, ruajtja e besueshmërisë dhe integritetit personal është më e rëndësishme sesa përfitimi financiar, sidomos kur bëhet fjalë për produkte apo shërbime që nuk i konsideron të sigurta apo reale.

Ky rrëfim, vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë figura publike përfshihen në fushata marketingu, duke ngritur shpesh debate mbi etikën dhe transparencën në promovimin e produkteve.


Shtuar 1.04.2026 11:07