showbiz

Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen/ Deklarata e saj merr gjithë vëmendjen

Pjesëmarrja e Mimoza Ahmetit në formatin televiziv Ferma VIP ka ngjallur debate të shumta në rrjet, veçanërisht për natyrën e saj pa komplekse dhe dinamikat që krijon me protagonistët e tjerë.

Përballë komenteve dhe paragjykimeve të publikut, ka reaguar publikisht vajza e saj, Luka, duke zbuluar një anë krejtësisht të panjohur dhe sakrifikuese të artistes si nënë.

Të lidhura

None found

Përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale, Luka ka marrë në mbrojtje nënën e saj, duke zbardhur vështirësitë e së shkuarës. Ajo ka rrëfyer se Mimoza ka bërë gjithçka për t’u ofruar atyre një jetë më të mirë, duke qëndruar për dy dekada në një martesë që nuk i ofroi dashurinë e merituar, vetëm për hir të fëmijëve.

“Per te gjithe kuriozet:) Mimo ka qene mama ideale. Ka sakrifikuar per ne cdo gje. Ne kishim gjithmone me shume rroba e tualete se ajo, ne shkolla private pavarsisht problemeve ekonomike dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmone ne shtepi. Nuk ka marre dashurine qe meritonte ne martese e prap ndejti 20 vjet vetem per mua dhe motren.”

Më tej, Luka ka sqaruar edhe sjelljen e Mimozës në ekran, të cilën një pjesë e audiencës e ka interpretuar si flirtim të tepruar. Ajo thekson se gjithçka është në kuadër të spektaklit televiziv dhe se e vërteta jashtë kamerave flet për një grua me parime të forta, e cila ka vënë gjithmonë familjen në plan të parë.

“Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta. E ben kastile qe te shkoj ta takoj se i ka marre malli dhe nuk u takuam dot vjet sepse nuk arrita dot te shkeputem nga puna kur ajo ishte pushim nga universiteti 🤍🤍 per te gjithe ata qe mendojne se Mimo e ka mendjen te cunat, duhet te kuptoni qe ajo po ben show dhe nuk eshte fare karakter i perdale, perkundrazi ajo vlerson martesen dhe familjen mbi Cdo gje ❤️”

Ky mesazh i ndjerë shërben si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj skeptikëve që e kanë gjykuar banoren duke u bazuar vetëm në personazhin e krijuar për reality show, duke lartësuar kështu portretin e saj të vërtetë familjar.

Tags: Mimozavazja

të fundit

Ilir Daja para derbit me Partizanin: Ndeshja do të vendoset nga gabimet, ndriçimi dhe bari natyral do të ishin më të përshtatshëm

Ilir DajaPartizani dhe Dinamo do të përballen këtë të shtunë në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet…

40 seconds ago

Filipçe: Qeveria shpenzon për luks, ndërsa punëtorët përpiqen të jetojnë me 26,000 denarë

"Derisa punëtorët në Maqedoni mbijetojnë me pagë minimale prej vetëm 26,000 denarësh, Mickoski shpenzon para publike për luks", theksoi kryetari…

4 minutes ago

Kerjota pret thirrjen kuqezi: Sulmuesi 25-vjeçar tregon takimin me trajnerin Maran

Sabah KerjotaSabah Kerjota është sulmuesi që ka spikatur së fundmi në Skoci me ekipin e Hearts [...]Read More...

7 minutes ago

Kilaj’s defense: Without concrete action, there is no criminal offense

Përmendja e një plani për kryerjen e një vepre, nuk është e barabartë me vetë kryerjen e veprës. Me këtë…

8 minutes ago

Haxhiu: PDK is relinquishing its constitutional right to nominate the Assembly deputy speaker

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka ftuar deputetët e PDK-së që të marrin pjesë në seancën konstituive…

8 minutes ago

Constitutive session begins late as Haxhiu waits for PDK to enter the chamber

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me gati një orë vonesë ka nisur vazhdimin e seancës konstituive. Ajo kërkoi nga administrata…

9 minutes ago