shqiperi

U dënua për ndërtim pa leje, e bija e Mimoza Ahmetit: Rama u tregua një “gentleman” i vërtetë

Eir Plasari, vajza e poetes Mimoza Ahmeti komentoi në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania dënimin e nënës së saj për ndërtim pa leje.

Teksa theksoi se gjithçka ndodhi për çështje burokratike, ajo falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen, duke e quajtur një xhentëllmen.

Të lidhura

None found

“Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur. E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari.

Poetja Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim pa leje nga gjykata pasi rindërtoi shtëpinë që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën vend ku e kishte pasur në Petrelë.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe kryeministri Edi Rama duke kritikuar ashpër Prokurorinë që siç tha, pas një këngëtari, duke iu referuar Bojken Lakos, dënon me zell një poete, në vend të merret me miliona dollarë ndërtime të paligjshme.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

të fundit

Airbnb vendos kufij të rinj për detyrat që pritësit mund t’u kërkojnë vizitorëve

Airbnb ka vendosur kufizime të reja për detyrat që pronarët mund t'u kërkojnë vizitorëve para largimit nga banesat e marra…

8 minutes ago

Kosova dhe SHBA-ja synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin kundër krimit financiar dhe ekonomik

Prokurori Shqipdon Fazliu u takua me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Thesarit, me fokus në forcimin e kapaciteteve dhe koordinimin…

10 minutes ago

Morgan u jep 50 klientëve mundësinë të krijojnë veturën sipas preferencave të tyre

Prodhuesi britanik i veturave sportive, Morgan Motor Company, ka prezantuar programin e ri “Bespoke as Standard”, përmes të cilit 50…

18 minutes ago

Shoqata e Prokurorëve: Pretendimet e Ballës për lidhje me PD-në ndaj prokurorit Berexha, pa prova, ushtrojnë presion mbi drejtësinë

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant…

19 minutes ago

Mourinho eksperimenton me formacion të veçantë për El Clasicon: Valverde në sulm, Dumfries në mbrojtje në krahun e djathtë?

Jose Mourinho po shqyrton një skemë të pazakontë taktike për El Clasicon ndaj Barcelonës, që zhvillohet të dielën, ku Federico…

22 minutes ago

Zelensky për CNN: Nuk kam konflikt personal me Trumpin, por heqja e sanksioneve do të forconte Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaron se mosmarrëveshjet me Donald Trump nuk janë personale, por paralajmëron se çdo lehtësim i sanksioneve…

26 minutes ago