Sabah Kerjota po tërheq vëmendjen në Skoci me paraqitjet e tij te Hearts. Sulmuesi 25-vjeçar ka zhvilluar së fundmi një takim me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ndërsa nuk e fsheh dëshirën për të marrë ftesën e kuqezinjve. Debutimi i tij mund të ndodhë që në ndeshjet e fundit të shtatorit, të vlefshme për Nations League.
None found
“Për një sulmues, goli është gjithçka dhe e prisja me shumë dëshirë. Synoj të kontribuoj gjithmonë për ekipin, qoftë përmes golave, asistimeve apo një loje të mirë. Nëse kalojnë një, dy apo tri ndeshje pa shënuar, nuk është se ndihem keq. Megjithatë, të gjithë e dimë se një gol i jep një sulmuesi motivimin për të ecur përpara dhe për të zhvilluar paraqitje sa më të mira”, u shpreh Kerjota.
“Me ndryshimin e trajnerit ka ndryshuar thuajse gjithçka, diçka që në futboll dihet mirë. Filozofia është ndryshe. Vitin e kaluar kishim një trajner skocez që preferonte të dërgonim topin menjëherë përpara, pa shumë pasime, duke iu drejtuar direkt portës. Këtë sezon kërkojmë ta mbajmë më shumë topin dhe të ndërtojmë lojën përmes kontrollit të tij. Kjo më përshtatet shumë, pasi jam një lojtar që dua të luaj dhe ta prek topin sa më shpesh. Shpresoj që ky sezon të shërbejë si trampolinë për karrierën time, sepse dua që gjithçka të shkojë mirë dhe, pse jo, të transferohem në një skuadër tjetër”, tha ai.
“Dua që Hearts të jetë një trampolinë drejt një kampionati ose ekipi më të mirë. Edhe këtë vit kam marrë oferta, por asnjëra nuk më ka dhënë arsyen e mjaftueshme për t’u larguar. Besoj se këtu mund të bëj paraqitje shumë të mira dhe do të punoj për të dhënë maksimumin tim”, vijoi sulmuesi.
Sa i përket takimit me Maran, Kerjota tregoi: “Nëse nuk gaboj, u takuam pas ndeshjes me St Johnstone në fund të gushtit. Folëm për mënyrën se si ai e sheh skuadrën dhe si dëshiron të luajë. Më tregoi gjithashtu se çfarë mendon për mua si lojtar dhe nëse mund t’i nevojitem. Më la një përshtypje të mirë. E dija se kush ishte, por deri atëherë nuk e njihja mënyrën se si e koncepton futbollin. Tani mbetet vetëm të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“E pres ftesën, sepse për çdo futbollist shqiptar të luajë me Kombëtaren është një mrekulli. Për mua, që jam rritur te Vllaznia dhe e ndiej kombëtaren më fort se një lojtar që luan jashtë vendit, do të ishte diçka shumë e madhe. Nëse nuk më thërrasin këtë herë, do të bëj gjithçka që të paraqitem sa më mirë këtu. Do të synoj të shënoj gola dhe të jap asistime, në mënyrë që t’i tregoj trajnerit se e meritoj një vend në Kombëtare. E dimë se konkurrenca është e fortë, pasi Kombëtarja ka lojtarë dhe sulmues shumë të mirë, të cilët luajnë në ekipet më të forta të Europës. Po pres, por nëse ftesa nuk vjen tani, do të bëj më të mirën që të thirrem herën tjetër”, përfundoi Kerjota.
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se ishte GJKKO-ja ajo që refuzoi kërkesën e avokatëve britanikë për t’u…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, së fundmi sqaroi se klubi kishte vepruar me respekt gjatë tentativës për transferimin e Julian…
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në Bratislavë u takua me ministrin…
Rreth njëzet dyqane që shesin tekstile dhe mallra të tjera u shkatërruan në një zjarr që shpërtheu herët këtë mëngjes…
Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç,…
Ilir DajaPartizani dhe Dinamo do të përballen këtë të shtunë në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet…