Aktori i njohur turk, Burak Çelik, është përballur me një zhvillim të papritur ligjor, i cili e ka detyruar të ndërpresë pushimet familjare në Antalya dhe të rikthehet menjëherë në Stamboll.
Mediat turke shkruajnë se, ndaj aktorit ishte lëshuar një urdhër ndalimi, për të cilin ai u njoftua gjatë orëve të mëngjesit.
None found
Çelik ndodhej me familjen në Antalya, ku kishte zgjedhur të kalonte disa ditë pushimi pas një periudhe të ngarkuar profesionale.
Menjëherë pas marrjes së lajmit, aktori organizoi rikthimin drejt Stambollit së bashku me bashkëshorten e tij, Ece Bayrak, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Për shkak të gjendjes së saj, gjatë udhëtimit është treguar kujdes i veçantë, ndërsa çifti raportohet se ka ruajtur qetësinë pavarësisht situatës së papritur.
Familja mbërriti në Stamboll rreth mesditës. Pas kthimit, Burak Çelik u takua menjëherë me avokatin e tij, me të cilin diskutoi detajet e procedurës dhe hapat ligjorë që do të ndiqeshin. I shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor, aktori u paraqit më pas pranë Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, ku dha deklaratën e tij para autoriteteve përkatëse.
Procedurat dhe verifikimet ligjore zgjatën gjatë gjithë ditës. Pas përfundimit të tyre, Burak Çelik u la i lirë në mbrëmje dhe u rikthye pranë familjes së tij.
Taulant Xhaka ka reaguar pas pranimit publik të vëllait të tij, Granit Xhakës, se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër…
Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sonte njoftoi se suplemente për potencë janë në qendër të aksionit i cili filloi sot…
Është liruar nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti.…
Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak…
Alban Xhaferi duke kënduarDitën e sotme, është mbajtur Kupa “Miqësia” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës [...]Read More...