Categories: Uncategorized

Kush është mësuesi turk Harun Çelik, në Shqipëri kaloi vetëm tranzit

Harun Çelik nuk ka punuar asnjë ditë në Shqipëri dhe ka ardhur në vendin tonë vetëm për ta përdorur si mundësi kalimi drejt një vendi perëndimor.

ABC News kontaktoi të njohur të tij në Shqipëri, të cilën nuk pranojnë të shfaqen, por që rrëfejnë jetën e mësuesit 42 vjecar.

Të lidhura

None found

Ai ka studiuar për mësuesi në Stamboll dhe deri në vitin 2016 ka dhënë mësim në Ankara dhe Bursa.

Çelik është i martuar dhe ka 4 fëmijë, 1 prej të cilëve e ka adoptuar jashtë vendit teksa merrej paralelisht edhe me tregti tekstilesh.

Mësuesi kishte filluar të mos ndjente siguri për jetën e tij dhe familjes që prej vitit 2013 kur nisi agresioni i Erdogan ndaj gylenistëve, ndaj, në vitin 2016 Harun Çelik u shpërngul bashkë me familjen e tij në Kazakistan, aty ku ndodhej edhe kur u tentua grushti i shtetit.

Që prej asaj kohe, ai ishte gjithnjë në kërkim të një mundësie për të shkuar në një vend perëndimor e për të kërkuar azil politik. Një i njohur i tij në Kosovë e pajisi me një vizë false kanadeze dhe përmes saj, mësuesi turk tentoi të udhëtonte nga Tirana në Toronto në korrik 2019. Por polica shqiptare e zbuloi dhe e arrestoi. Ai bëri burg deri në 1 janar kur u lirua. Ai u dëbua menjëherë dhe u dorëzua tek antiterrori turk.

Avokati i tij, Alban Bengasi i tha ABC News, se Harun Çelik nuk ishte njoftuar për dëbimin, siç ligji e kërkon, dhe për këtë arsye, ai nuk kishte pasur mundësi të bënte ankimim./abcnews.al

të fundit

Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën…

9 minutes ago

Laçi synon kthesën në fushën e vet, Partizani udhëton me objektiv të qartë! Nis përballja

LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...

12 minutes ago

Fillon përballja në “Selman Stërmasi”, Tirana synon surprizën e madhe dhe Teuta s’ka më vend për gabime

LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...

13 minutes ago

Protestuesi akuzon policinë për thyerjen e hundës së djalit student: Qëndroi tre ditë në qeli

Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…

20 minutes ago

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

22 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

23 minutes ago