Unfollow me Keijsin, flet për herë të parë Ina Aderi: Është shumë personale

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Ina Aderi, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për jetën e saj personale dhe disa nga zhvillimet e fundit.

Gjatë intervistës, Ina u pyet edhe për raportin me Kejsin dhe për faktin që e ka hequr nga rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo zgjodhi të mos japë shumë detaje, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje personale dhe jo për ndonjë konflikt të madh.

“Njerëzit të mos shqetësohen, s’ka ndodhur asgjë. Është shumë personale. Mos më…Nuk kam koment”, u shpreh ajo.


Shtuar 6.03.2026 17:23