Sot është finalja e madhe e “Ferma VIP” dhe kjo ditë ka bërë bashkë konkurrentë dhe ish-konkurrentë në biseda dhe diskutime të ndryshme ku nuk kanë munguar as rrëfimet nga eksperienca personale.
Teksa ndodhej në verandë me Valerin, Baby G është shprehur se publiku preferon vajza të cilat i pëlqejnë të jenë më të rezervuara në veprimet e tyre. Ndërsa shtoi se ndryshe nga to, Baby G nuk ka komplekse dhe i pëlqen t’i bëjë gjërat hapur edhe në aspektin e dashurisë.
“Shumë vajza që duken të mira, i bëjnë gjërat fshehtas, unë që s’e kam problem, dal e keqja”, tha ajo.