“Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, gazetari Bledi Mane “u martua” me Nita Latifin. Në shtëpi u organizua dasma dhe çifti shkëmbeu edhe puthjen.

Por nga ana e Bledit kjo nuk ishte vetëm në kuadër të lojës, por edhe më tej. Ai ka shprehur gjithmonë se mes tij dhe Nitës mund të ketë një marrëdhënie serioze dhe këtë e bëri edhe në urimin e ditëlindjes.

“Pasi uruan të gjithë dje, sot është rradha ime: Gëzuar ditëlindjen @nitalatifii ??? Unë po të pres!”, shkruan Bledi Mane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bledi Mane (@bled_mane)