“Ulu e qepe gojën”, Dolce nuk përmbahet ndaj Elijonës: Je mashtruese dhe manipuluese

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova u përfshi mbrëmë nga një tension i jashtëzakonshëm, kur banorja Dolce shpërtheu me një breshëri ofendimesh dhe akuza të rënda ndaj bashkëbanores së saj, Elijona, duke mos i lënë asnjë mundësi për t’u mbrojtur.

Sulmet e Dolces nuk u ndalën vetëm tek lojërat e fshehta dhe viktimizimi; ajo shkoi edhe më tej duke e krahasuar moshën e tyre dhe duke e fyer rëndë për pjekurinë dhe inteligjencën në lojë:

“Unë 31 vjeçe e ajo 19 vjeçe, mos t’ma thotë emrin mua, po ti qenke kokrra e debiles,” i tha Dolce Elijonës.

Me urdhrat “Ulu e qepe gojën!”, Dolce e vazhdoi sulmin duke e quajtur bashkëbanoren “të fëlliqur”, “fake” dhe “mashtruse”. Sipas saj, Elijona po përdor një strategji mashtruese për të manipuluar të gjithë, përfshirë edhe shokët e saj të ngushtë në aleancën “Treshi për sheshi”.

Dolce u shpreh se Elijona po luante me ndjenjat e Klodit dhe Londrimit, duke u fshehur pas tyre për t’u viktimizuar para publikut, ndërkohë që në realitet po kryente një lojë të fshehtë dhe të pasinqertë.

Ky shpërthim ka krijuar pasoja të dukshme në shtëpi, veçanërisht tek Klodi dhe Londrimi, të cilët janë parë të lëkundur dhe duke diskutuar mes tyre besueshmërinë e Elijonës. Ata kanë pranuar se “Dolce nuk flet kot”, duke treguar se besimi i tyre ndaj bashkëbanores është i tronditur.

Tashmë, e gjithë vëmendja është te “Treshi për sheshi”, aleanca që pas këtyre ofendimeve dhe akuzave për mashtrim duket se është në prag të shpërbërjes përfundimtare. Banorët dhe publiku janë kuriozë për zhvillimet e mëtejshme, ndërsa tensionet në shtëpi duket se po rriten çdo ditë.


Shtuar 19.02.2026 23:36

Tags: ,