U tha se kishte lidhje romantike me një transgjinore në Greqi, Laert Vasili tregon të vërtetën

Mbrëmjen e djeshme në Post Big Brother VIP u thanë dhe zbuluan disa detaje që jashtë ishin përfolur shumë.

Një nga këto ishte dhe deklarata e Amberit e cila pasi doli nga shtëpia, tha se Laerti kishte pasur një lidhje me një shoqe të sajën transgjinore.

“Kjo është goca që ka qenë Laerti i lidhur një vit e gjysmë në Greqi. Ajo është transgjinore e famshme në Greqi. Dhe pavarësisht që e ka thënë që ishte mision, historia është e vërtetë,” shkroi atëherë Amberi mbi foton e një gruaje.

Në studi, përballë Laertit Amberi mohoi se ishte vajza në foto, por i qëndroi deklartës së saj se po aktori ka pasur lidhje me një transgjinore.

Dje, Laerti sqaroi Amberin një herë e mirë:

“Të kam treguar këtë histori që është e vërtetë. Një çun balerin, bënte hijen e personazhit tim derisa vritesha. Pas shumë vitesh në një party, të kam thënë më afrohet një vajzë shumë e bukur, bionde, vjen drejt meje dhe më thotë në vesh: ‘Nuk më mban mend? Jam…’ s’po ia them emrin. Dhe unë aty kuptoj që ishte ai që bënte personazhin tim.”

I pyetur sërish nga Amberi nëse i vinte turp të pranonte lidhjen me një transgjinore, rasti konkret me të cilën sipas Amberit kishte bërë shumë bujë në Greqi, Laerti u përgjigj:

“Për mua është turp?! Unë kam pranuar që kam bërë gjithçka dhe nuk kam turp nga asgjë. Historia që e njoh ka qenë e vërtetë, por jo që kam qenë i lidhur me të.”


Shtuar 27.04.2025 16:06