Sot Ylli Limamin më shumë se të gjithë mund ta kuptojnë ata që kanë vetë një kafshë shtëpiake. Ai ka ndarë me ndjekësit në Instagramin e tij lajmin se ka humbur të mërkurën maçokun e tij, “Loki” siç e quante ai dhe familja.
Pasi ka treguar gjithë dhimbjen dhe dashurinë e tij në InstaStory, Ylli ka treguar se si e humbën maçokun.
“Të mërkurën rreth orës 9 të mëngjesit, Loki ka dalë në oborrin e shtëpisë në shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë është sulmuar nga 8 qen endacak në oborrin e shtëpusë…. vazhdimin s’kam zemër me e shkru, qysh s’kom pas zemër me i pa kamerat e sigurisë së shtepisë sonë.”
Më pas këngëtari vazhdon me një thirrje të gjatë për qeverinë për të cilën flet mes toneve të pakëndshme siç mund ta lexoni më poshtë./albeu.com/