showbiz

U shfaq krah këngëtarit, motra simpatike e Saimir Kodrës: Ai është i martuar, por nuk e kisha të vështirë

Pjesmarrja e Donaldit në BBV, solli në vëmendje edhe këngëtarin Elgit Doda. Elgiti solli një trilogjoli këngësh me autor Donaldin, por në “Fatal Love” protagonistja mori goxha vëmendje.

Por jo të gjithë e dinë se brunja bukuroshe është motra e gazetarit Saimir Kodra.

Të lidhura

None found

Ajo është Dona Kodra dhe ka folur në një intervistë për herë të parë për bashkëpunimin me Elgitin dhe vëllain e saj, gazetarin e njohur.

Dona u shpreh se kjo ishte hera e dytë por e quajti të fundit që del në një videoklip. E pyetur se si ishte të luante në klip me një burrë të martuar si Elgiti, Dona tha se ai është shumë modest, i mirë dhe punëtor.

“Ishte hera e dytë dhe e fundit. E para ishte me Young Zerkën. Bashkëpunimi me Elgitin ishte shumë i bukur. Nuk ishte e vështirë t’i qëndroja pranë Elgitit edhe pse është i martuar. Ma bëri shumë të thjesht. Një djalë shumë i mirë dhe punëtor.”- tha ajo në një intervistë për “Ditë e re”.

E sigurisht nuk mund tu shpëtonte pyetjeve rreth të vëllait për të cilin tha se është shumë mbështetës. Teksa e përshkroi si një natyrë të rreptë Dona tha se me të moderatori është shumë i mirë.

“Saimiri është shumë mbështetës. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Është vetë artist dhe nuk ka si të më kundërshtojë. Kemi diferencë të madhe moshe. Kam dhe një motër tjetër të madhe. Saimiri është një natyrë e rreptë me të tjerët por me mua është një dashuri e vërtetë. Unë krenohem me atë, kam një mrekulli që ma ka falur Zoti por nuk e përmend shpesh sepse kam identitetin tim. Përveçse më ka hapur dyer nuk më ka mbyllur asnjë derë deri tani.”- u shpreh Dona.

Ajo po ashtu tha se ekrani është ëndrra e saj në sirtar dhe se do i pëlqente një emision i përditshëm. Por shtoi se aktualisht këtë ëndërr e ka lënë mënjanë dhe nuk është e fokusuar.

“E kam menduar të bëhem pjesë e ekranit dhe e kam vendosur si ëndërr në sirtar. Nuk më venitet si pasion por ndoshta nuk ka ardhur momenti i duhur. Do më pëlqente një emision mëngjesi, i përditshëm. Edhe pse gjumin e dashuroj.”– tregoi blogerja.

 

të fundit

Trump Said He Would Declare It US Territory; Iran and Oman Near Agreement on “Maritime Map” in the Strait of Hormuz

Irani dhe Omani po i afrohen një marrëveshjeje se si të menaxhojnë Ngushticën e Hormuzit , raportoi Bloomberg të shtunën,…

8 hours ago

Xavi Espart, talenti i radhës i La Masias që ka bindur Hansi Flickun

Faza përgatitore e Barcelonës i ka dhënë Hansi Flickut mundësinë për të vlerësuar disa prej talenteve të akademisë, ndërsa Xavi…

8 hours ago

Horoskopi 16 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite mjaft euforike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe ne disa…

8 hours ago

Aroma e çokollatës, truri dhe dëshira: Çfarë lidhjeje ekziston?

Aroma e çokollatës së zezë mund të ndikojë përkohësisht në ndjenjën e urisë dhe performancën gjatë ushtrimeve fizike, sipas një…

8 hours ago

Pas eliminimit të Shamrock-ut, Egnatia përgatitet me kujdes për Lillestrom-in, drejtori Zenelaj ndjek rivalin nga afër

Europa League - EgnatiaNë prag të përballjes në Europa League që Egnatia do të luaj përballë ekipit norvegjez të Lillestrom…

8 hours ago

Trump tha se do ta shpallë territor të SHBA-së, Irani dhe Omani afër marrëveshjes për “hartën detare” në Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani po i afrohen një marrëveshjeje se si të menaxhojnë Ngushticën e Hormuzit , raportoi Bloomberg të shtunën,…

8 hours ago