Aktori i humorit, Julian Deda i cili doli në vënd të dytë në edicionin e tretë të Big Brother VIP, ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se ajo që ia ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim ishte mbështetja e publikut.
“Përshëndetje zemrat e mia! Përshëndetje të gjithëve! Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysmë të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.
Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.
Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund”, tha Juli në postimin e tij në Instagram.
Edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania e fitoi aktorja Egla Ceno, e cila ishte ne nje garë të fortë me Julian Dedën.