U përjashtua pas komentit ndaj Juelës, Greta ka diçka për t’i thënë familjes së banores

Ditën e sotme, Greta Kazazi, ishte e ftuar në studion e “Fan Club”, ku komentoi eliminimin e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”.

Sapo mori fjalën, ish-banorja i kërkoi falje familjes së Juela Nikollit për komentin e bërë në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ku për pasojë ndërpreu garën.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se edhe familja e saj është ndjerë e ofenduar për fjalët që janë thënë drejt saj.

“Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar.

Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, por me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë”, tha Greta.


Shtuar 15.03.2026 15:58