Beatrix Ramosaj dha sot për herë të parë intervistë pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Ndër të tjera, ajo tregoi për ekspetiencën e saj brenda shtëpisë dhe ka rrëfyer se si e ka përjetuar periudhën pas daljes.
“Kanë kaluar disa faza pas daljes.Në fazën e parë kam qenë shumë e inatosur me veten time, se si i kisha përjetuar gjërat aty brenda dhe se si e kisha ndrydhur veten.
Faza e dytë ishte kur vura në peshore të mirat dhe të këqijat dhe e pashë që kisha më shumë të mira brenda në shtëpisë.”- u shpreh Beatrix.
Ndërkohë këngëtarja ka thënë gjithashtu se e kishte shumë të vështirë përballjen me realitetin.
“Ditët e para kanë qenë shumë të vështira për mua. E kisha të vështirë të isha prezente. Të lidhesha me realitetin. Ai rrugëtim kishte mbaruar. Isha para televizorit, më duken shumë çuditshëm. Jam shkëputur duke i parë banorët, pasi rrugëtimi im kishte mbaruar.”- rrëfeu ajo.
Gjatë intervistës së saj, Beatrix gjithashtu përmendi edhe disa nga konkurrentët e tjerë që kanë dalë nga shtëpia e Big Brother VIP.
Njëra prej tyre ishte edhe Egzona, me të cilën ajo nuk ka pasur marrëdhënie shumë të mira, për shkak të situatave që u krijuan brenda shtëpisë.
Ajo tha që kishte biseduar me Egzona, por kur u pyet nëse iu duk sikur Egzona po tregohej shumë e afërt me Donaldin, Beatrix tha po.