Reperi i njohur, Stresi ditën e djeshme zhvilloi një intervistë virtuale me fansat në Instastory. Pyetjet kanë qenë të shumta, por nuk kanë munguar as ato për jetën private. Ndër të tjera, reperi ka deklaruar se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ekziston më termi Stresi-Kejsi.
“A vazhdon lidhja me Kejsin? Pse jeni ndarë me njëri-tjetrin”, thuhet në pyetjen e një ndjekësi/e.
“Nuk vazhdon, nuk funksionon, është një temë e mbyllur prej tri vitesh nuk e di përse pas tri vitesh bëni të njëjtën pyetje”, ka qenë përgjigja e Stresit.
Mirëpo pas disa minutash ai e ka fshirë statusin që është ruajtur menjëherë nga fansat.