showbiz

U nis një ditë para Otrantos, Alban Skënderaj rrëfen si u largua drejt Italisë pa lejen e prindërve: Tre javë pa kontakt me familjen

Edhe pse ne sot shohim një karrierë të suksesshme që Alban Skënderaj ka arritur prej vitesh me punë të palodhshme, duket se jeta e tij nuk ka qenë edhe aq e lehtë.Në një intervistë ndryshe  për “A Live Night”, këngëtari ka treguar se si një pjesë e madhe e shqiptarëve, ai është nisur për emigrim që në moshë të vogël, ende pa mbushur 15 vjeç.

Ai tregon se është nisur me anije drejt brigjeve të Italisë mes rreziqeve të shumta, ku humbi edhe kontaktet me familjen për disa javë.Albani tregoi se një ditë pasi u nis anija e tij, u nis edhe ajo e “Otrantos” e cila përfundoi në tragjedi duke u mbytur. Familjarët e Albanit ishin shqetësuar shumë asokohe, pasi mendonin se djali i tyre mund të ndodhej në anijen famëkeqe.

Të lidhura

None found

“Historia ime është sa e zakonshme për shqiptarët, aq edhe shumë interesante ndoshta për dikë që nuk e njeh Shqipërinë, ndoshta mund të bëhet një libër. Unë ika pa lejen e prindërve, ika pa mbushur 15 vjeç bashkë me një shok.Në trazirat e ’97 jetonim në Vlorë dhe donim të shihnim ato anijet, çfarë ndodhte me to. Ishim shumë kurioz, kurioziteti i një adoleshenti të papërgjegjshëm dhe të papjekur. Anijet ishin super plot me njerëz. Unë nuk mendoja kurrë që do kisha shanse të hipja se ishte e pamundur që të hyje se kishin frikë. Ndodhi që një shok më tha hajde mund të hipësh. Ishte momenti kulmor i jetës time, ndryshimi që mori jeta ime në atë moment, ishte shumë i madh. Ndoshta nuk do kisha bërë atë hap mbase nuk do isha këtu.Hymë dhe as 15 min u nis anija që njerëzit kishin ditë disa që kishin brenda. Për pak rashë në det rrugës, më shpëtoi një djalë, u prish anija, filloj të merrte ujë. Ishim 400 vetë në anije. Histori e jashtëzakonshme, na shpëtuan anijet italiane. Dy tre javë nuk kam pasur kontakt me familjen. Isha dy orë larg vëllezërit, ata më kërkonin në Bari, nuk kisha kontakt me familjen. Një ditë pasi u nisa unë, u nis anija e Otrantos që u mbyt. Ata nuk e dinin në cilën anije isha unë. Dikush ju kishte thënë që më kishte parë në anijen që u mbyt”, tha Albani sonte në “A live night”.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

7 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

7 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

7 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

7 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

8 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

8 hours ago