showbiz

’20 orët e vështira në det në anijen me 400 veta! Alban Skënderaj tregon udhëtimin në Itali në vitin 1997, një ditë para se të mbytej ‘Otrantoja’

Këtë të shtunë këngëtari i njohur Alban Skënderaj ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podcasting “Flasim” ku tregoi dhe rrugëtimin e tij drejt Italisë me anije.

Ishte marsi i vitit 1997. Albani ishte 15 vjeç.

Të lidhura

None found

“Do iki vetëm për të parë e të kthehem” kështu i tha të ëmës në Vlorë dhe u nis.

“Ishte një anije që ishte 3 ditë e mbushur. Një shok i vëllait më tha hajde. I thashë nuk vij pa shokun. Anija ishte 80 veta kapacitet dhe brenda ishin 400 vetë. U prish timoni. I gjithë udhëtimi në det ka qenë anija zig – zag… këtej andej  Aty ku hynte me zor 1 kemi hyrë 3.

Unë për pak rashë. Mbaj mënd një djalë që më ka kapur prej xhupit të xhinsit të lehtë. Rrëshkita. Më kapi gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda. Po të kisha rënë nuk do të më kishte parë njeri.

Më pas Guarddia di Financa ndaluan me drita. Aty ishte fatale. Sepse ndaluan të na jepnin ushqim dhe të gjithë që ishin brenda në anije dolën jashtë e anija po mbytej. Na hodhen në një anije luftarake ku udhëtuam disa orë të tjera. Gati 20 orë zgjati udhëtimi

Na çuan në një kamp ku kam kujtime sa tragjike e komike. 2 javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen. Dikush i kishte thënë: Sa keq e kemi parë Albanin në anije.

Pasi anija e Otrantos u mbyt një ditë më pas ne u nisëm një ditë më para”

të fundit

Biseda me Bezosin ndikoi në krijimin e Ferrarit elektrik Luce

Sipas presidentit të Ferrarit, John Elkann, një bisedë me Jeff Bezosin në korrik të vitit 2016 ishte një faktor i…

6 minutes ago

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

8 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

8 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

8 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

8 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

8 hours ago