Ndërkohë që Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, këngëtarja dhe partneri i saj biznesmen u arratisën në Dubai dhe më pas në Maldive ku zhvilluan edhe ceremoninë e tyre martesore.
Por ky udhëtim shumë i përfolur i Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës në Maldiveve është kryer me anë të mashtrimit.
Klan Kosova shkruan se ata kanë paguar kompanisë së udhëtimit AS Travel, me çek të falsifikuar. Fisnik Syla i dërgoi kompanisë transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.
Më tej, thuhet se Syla i ka shkruar agjentit të kompanisë një mesazh duke iu betuar se do t’ua kthente borxhin.
Fjolla ka bërë një reagim për këtë situatë në profilin e saj në Instagram ku shprehet se nuk është aspak në djeni të situatës dhe se madje do të ngre një gjyq për përfshirjen e saj në këtë situatë.
“Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina./albeu.com/