U manipulua nga Gjesti? Egli flet për raportin me banorin: I kam besuar…

Egli dhe Gjesti janë përballur mbrëmjen e sotme për herë të parë, pas rikthimit të banores në shtëpi.

Banorja ka thënë se Gjesti e ka bërë të besoj se ka ndjenja dhe se i ka besuar. Nga ana e tij, Gjesti tha se e ka prerë raportin me të, duke i thënë që nuk ka ndjenja.

Egli: Më ke dhënë shumë çka për të besuar. Ndaj ndjenjave të Xumit nuk mbaj asnjë përgjegjësi sepse ia kam prerë. Ti nuk ma ke prerë.

Gjesti: Ta kam prerë, të kam thënë nuk kam ndjenja.

Ledion Liço: A je ndjerë e manipuluar nga Gjesti?

Egli: Nuk po them që më ka mbajtur me zor, por që e kam besuar.


Shtuar 18.03.2025 23:15