U betua për familjen që nuk ka qenë te shtëpia e Argjendit, Eduardi: Ajo është mashtruese (VIDEO)

Në puntatën e djeshme në Për’puthen, Argjend Rraçi u largua nga programi me arsyen se ka pasur një njohje jashtë.

Po gjatë puntatës ai sqaroi dhe disa gjëra me Ritvanën ku tha se ajo ka dal shpesh me të dhe madje ka qenë te shtëpia e tij. Ritvana reagoi shumë keq dhe u betua për familjen se nuk ka qenë asnjëherë te shtëpia e tij, madje se as nuk e di ku e ka shtëpinë.

Eduardi e kishte dëgjuar këtë fragment dhe reagoi në rrjete sociale:

“Unë mund të vërtetoj se unë e kam parë disa herë me Argjendin edhe në banesë të tij edhe në makinë, sepse unë ja kam dhënë makinën time Argjendit për të udhëtuar, kështu që ajo ka qenë me të dhe te pallati i tij, ajo është një gënjeshtare, mashtruese, 100%. Unë nuk kam nevojë t’ju rrej”,- tha ai.

Kujtojmë se Edi ka akuzuar Ritvanën dhe për përjashtimin e tij dhe të Adës nga programi.

Ritvana: Akuzuan shoqet e mia jo mua, unë nuk isha në atë pozicion ku mund t’i bëja foto. Unë isha me kurriz. Shoqet e mia janë serioze, janë të rritura, nuk merren me këto gjëra. Nuk kam asgjë personale me Edin, madje kam pasur shumë marrëdhënie të mirë me të dhe të gjithë e dinë. Aq më tepër unë, nuk do t’jua bëja kurrë atyre se i kam kaluar vetë këto gjëra nga daljet me Argjendin. Pse ta bëja?!

Kujtojme se Edi tregoi në Instagram Live ka treguar më gjatë rreth përjashtimit:

“(I drejtohet Adës), a po don me tregu ti, a po don me tregu, për çka jena përjashtu? Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxon në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata janë kon t’vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo jon kon ata që na kanë bo foto. Unë e Ada e pranojmë që jena kon bashkë, si njoh mirë vendet këtu.”


Shtuar 17.11.2021 08:52