“U bë …”. Arbenita nuk i ndahet Feros, e thumbon sërish

Ish-çifti Khattab (Fero, apo Feronit Shabani) e Arbenita po vazhdojnë thumbimet ndaj njëri-tjetrit, edhe pse pas akuzave për dhunë në familje nga reperi, dyshja i kanë dhënë fund martesës, nga e cila kanë edhe një vajzë që quhet Nina.

Ishte ish-reperi i cili me një deklaratë për Arbenitën tha se “jam musliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajzë, por sot jam musliman dhe nuk kam lidhje me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, çka ndezi shumë tensione mes çiftit.

Pas kësaj deklarate nuk kanë munguar thumbat e njëpasnjëshëm nga Arbenita në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka ndarë një video tjetër ku shkruhet:

“Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre”, ka shkruar ajo.


Shtuar 17.09.2023 19:46