U akuzua për vdekjen e tij, miku i Liam Payne flet për herë të parë

Roger Nores, miku i Liam Payne, i cili u akuzua për braktisjen e këngëtarit të One Direction para vdekjes së tij, ka folur për herë të parë në dokumentarin e TMZ Investigates: “Liam Payne: Who’s to blame?” dhe ka refuzuar akuzat, duke insistuar se nuk kishte asnjë lidhje me vdekjen tragjike të këngëtarit.

Nores, i cili ishte miku i ngushtë i Liamit që nga vitit 2020, pas një takimi në një ngjarje të organizuar nga Vogue në Londër, kujtoi ditën e vdekjes së Liamit, duke thënë se ai ishte “në gjendje shpirtërore të mirë” dhe “i ekuilibruar në mënyrë të përkryer”. Ai shpjegoi se Liam ishte në humor të mirë, duke folur dhe biseduar me disa amerikanë që ishin në hotel për një martesë dhe duke bërë shaka me ta.

Nores shtoi: “Ai (Liam) ishte në humor të mirë. Ai po fliste me 10 ose 15 amerikanë që ishin këtu për një martesë. Dhe kështu ai po fliste me ta dhe po bënte shaka,” dhe se nuk kishte asgjë të pazakontë në sjelljen e Liam atë ditë. Miku i këngëtarit kujtoi gjithashtu se kishte vizituar Liam tri herë gjatë ditës, duke thënë: “Unë shkova në hotelin e tij tri herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte kjo.”

Përgjatë intervistës, Nores hodhi poshtë pretendimet se ai e kishte braktisur Liam-in, duke theksuar se ishte gjithmonë pranë tij dhe nuk kishte ndodhur asgjë e pazakontë gjatë kohës që ata ishin së bashku. Ai shtoi: “Ishin mbi 15 njerëz në hollin e hotelit që bisedonin dhe bënin shaka me të kur u largova.”

Liam Payne vdiq më 16 tetor pasi ra nga ballkoni i hotelit Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë. Nores shprehu trishtimin dhe befasinë e tij për ngjarjen, duke thënë se “kurrë nuk mund ta imagjinonte se do të ndodhte diçka e tillë”.


Shtuar 30.12.2024 14:53