Reperi Buta është liruar nga paraburgimi, pasi gjykata ka vendosur ta hetojë në gjendje të lirë. Mediat kosovare kanë raportuar se lajmin e ka bërë të ditur vet avokati i reperit nga Ferizaj, Naim Ferati.
“Sot me vendim të gjykatës i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tani vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit,” tha avokati.
Kujtojmë se Buta u arrestua më 11 shtator, dhe një ditë më pas gjykata caktoi masën e paraburgimit.Mbi të rëndojnë veprat penale shitblerje e substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës gjyqësore, të mbajtur ditën e sotme Buta kërkoi lirimin, duke theksuar se është kryefamiljar dhe mban mbi supe përgjegjësi të mëdha.