Belina Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment reflektimi, pas akuzave të ngritura ndaj saj në Australi për kultivim të lëndëve narkotike.
Së fundmi, Belina ka publikuar një foto gjatë stërvitjes, ku shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, shoqëruar me një mesazh domethënës: “Situata ka pasur ngarkesën e vet, por koha është treguesi më i mirë!”
Të lidhura
None found
Me këtë postim, ajo duket se ka dashur të përcjellë një mesazh force dhe durimi, duke treguar se pavarësisht vështirësive, koha tregon gjithmonë se çfarë ka vërtet rëndësi.

