Trondite Dua Lipa, fansat futen fshehurazi në hoteli, ku ajo po qëndronte

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka mbetur e tmerruar kur fansat u futën në hotelin e saj dhe e prisnin jashtë derës së dhomës së gjumit.

Këngëtarja 29-vjeçare, ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, kur adhuruesit e saj arritën të hynin në ambientet e saj private.

Artistja ishte në qytet për të filmuar një reklamë, përpara se të ndodhte shkelja e sigurisë. Ndërsa mësohet se Dua është e padëmtuar pas incidentit, është raportuar se ajo ka mbetur e tronditur.

Fansat besohet se kanë pritur yllin për të bërë fotografi, dhe gjithashtu kanë qëndruar pranë një ashensori në përpjekje për t’iu afruar asaj.


Shtuar 21.01.2025 10:21