showbiz

Eurovision 2026 çel siparin me paradën e 35 shteteve, Alis tërheq vëmendjen në ceremoninë madhështore në Vjenë

Ceremonia e hapjes së Eurovision Song Contest 2026, solli atmosferë festive dhe emocion për fansat e muzikës europiane, teksa përfaqësuesit e 35 shteteve parakaluan në tapetin turkez në një nga momentet më të rëndësishme para nisjes së garës.

Shqipëria u përfaqësua nga Alis Kallaci, i cili tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut me paraqitjen e tij në eventin madhështor që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

Të lidhura

None found

Artisti shqiptar u prit ngrohtësisht nga publiku dhe mediat e huaja, ndërsa gjatë intervistave foli për këngën “Nan”, një krijim me ngarkesë emocionale dhe elementë të fortë tradicionalë shqiptarë të ndërthurur me tinguj modernë.

Përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision këtë vit vjen pas triumfit të Alis në Festivalin e Këngës në RTSH, ku ai siguroi biletën drejt skenës më të madhe europiane të muzikës me këngën fituese “Nan”. Vetë artisti ishte shprehur pas fitores: “Do bëj maksimumin tim në Eurovizion. Do jap shpirtin”.

Kënga “Nan” është pritur pozitivisht si nga publiku shqiptar ashtu edhe nga fansat ndërkombëtarë të Eurovision-it, duke u konsideruar si një nga prurjet më autentike të këtij edicioni jubilar të 70-vjetorit të festivalit.

Në këtë edicion marrin pjesë 35 shtete, ndërsa Eurovision 2026 po zhvillohet në Vjenë të Austrisë, ku organizatorët kanë premtuar një spektakël të madh muzikor dhe një garë të fortë artistike.

Shqipëria synon finalen e madhe me performancën e Alis, e cila pritet të kombinojë traditën shqiptare me frymën moderne të skenës europiane.

 

të fundit

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

23 minutes ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

38 minutes ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

38 minutes ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

39 minutes ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

39 minutes ago

After Arlinda’s murder, he had thought of ending his life” – what was said in court about Albert Sylaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

40 minutes ago