Tragjedi në familjen e Gjestit, ja çfarë postoi motra e tij në rrjetet sociale 20 orë para ngjarjes

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e kësaj të premte në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i Gjestit.

Vetëm 20 orë para ngjarjes së rëndë, motra e tyre, Blerina Kelmendi, publikoi në rrjetet sociale disa foto nga momentet e bukura që kishte kaluar me vëllezërit e saj.

Fotot ajo i shoqëroi me emojn e dy engjëjve të vegjël, e cila kaloi në një domethënie të dhimbshme ditën e sotme për familjen e tyre.

Eldioni ka qenë gjithmonë pranë Gjestit, duke e mbështetur në të gjitha momentet, qoftë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë BBVK, po edhe në BBVA, ku shpesh shfaqej me surpriza emocionuese për të.


Shtuar 26.09.2025 22:14