Tom Hanks reagon për akuzat e vajzës së tij: Vjen nga një jetë e vështirë

Tom Hanks ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me akuzat e bëra nga vajza e tij, Elizabeth Anne Hanks (E.A. Hanks), në librin e saj autobiografik “The 10: A Memoir of Family and the Open Road”, ku ajo rrëfen përjetime të rënda nga nëna e saj, aktorja e ndjerë Samantha Lewes (emri i vërtetë Susan Dillingham).

Në premierën e filmit të tij më të ri The Phoenician Scheme, më 26 maj, Hanks u shpreh për Access Hollywood:
“Jam krenar që vajza ime pati forcën dhe kureshtjen për të trajtuar një temë të tillë me aq ndershmëri. Të gjithë vijmë nga jetë të thyera e të çara. Ajo është e jashtëzakonshme, gjithmonë ka qenë.”

Në kujtimet e saj, E.A., 43 vjeçe, përshkruan vite të mbushura me “dhunë emocionale dhe fizike” nga nëna e saj, pas divorcit të prindërve më 1987. Ajo shkruan për kushte të vështira jetese, një shtëpi të ndotur, mungesë ushqimi dhe sjellje gjithnjë e më të izoluara të nënës, që kalonte shumicën e kohës në shtrat duke lexuar Biblën.

Gjatë vitit të fundit të gjimnazit, nëna e saj e telefonoi për t’i thënë se po vdiste. E.A. thekson se edhe pse kurrë nuk u diagnostikua zyrtarisht, ajo beson se nëna e saj vuante nga bipolariteti dhe përjetonte episode paranoje dhe deluzioni.

Ndërkohë, Tom Hanks luan në The Phoenician Scheme, një thriller ku luan krah Benicio Del Toro, Scarlett Johansson, Willem Dafoe dhe aktorë të tjerë të njohur. Filmi u shfaq në kinema të përzgjedhura më 30 maj dhe do të lansohet gjerësisht më 6 qershor.


Shtuar 5.06.2025 12:56