“Ti kishe frikë që unë s’do jem e jotja”, në 1-vjetorin e lidhjes, Fifi i dedikon partnerit fjalët më romantike

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi kanë festuar 1 vjetorin e tyre së bashku. Në këtë ditë të veçantë për çiftin nuk ka munguar një urim siç vetëm Fifi di të bëjë.

Krahas një fotoje të tyrën në Instagram, këngëtarja ka shkruar:

“Sot 1 vit më parë të kam bërë timin .. sot 1 vit më parë ti kishe frikë qe unë s’do jem e jotja .. e sot 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di..
që dashuria ime për ty veç do rritet ma shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë . Të Dua Nushi!! #1stanniversary”, ka shkruar Fifi krahas imazhit të ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.


Shtuar 19.12.2022 16:48