Romeo dhe Heidi janë surprizuar mbrëmjen e djeshme nga “Vëllai i Madh”, pasi i ka dërguar në një suitë. Çifti kishin të drejtë të lejonin të futeshin brenda edhe banorë të tjerë.
Teksa ndodhej në vaskë e vetme, pranë Heidit vjen, Juli, Egla dhe Graciano. Dy aktorët e ngacmojnë duke i thënë se ajo është “dashuria e tij e dytë dhe Jul Deda i pari”, pasi Romeo pas përfundimit të spektaklit filloi debatin me Julin në oborrin e shtëpisë duke e lënë vetëm Heidin, veprim i cili e ka mërzitur.
Baci e pyet: “Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?”
“Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër”, iu përgjigj Juli, duke nënkuptuar se Romeo i kushton më shumë vëmendje atij sesa Heidit.
Pjesë nga biseda:
Egla: Çe do ti këtë? Për Zotin ta them sinqerisht. Ti je pa atë, ai është më i tërhequr nga Juli në këtë moment.
Heidi: Jo është në dhomën e rrëfimit
Egla: Jo është jashtë duke bërtitur
Graciano: Leje mos ia prish qefin
Egla: Qefin ia prishin ai jo unë. Çfarë bën jashtë o burrë? Gjithë muajin e la duke pritur se nuk besonte, tani po mban të njëjtin qëndrim.
Juli futet në suitë
Heidi: Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?
Juli: Duke debatuar me Romeon!
Heidi: Ku ishte Romeo deri tani?
Juli: Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër
Heidi: Je ti?
Juli: Tani ti e kupton këtë gjë.