Ndjeksit britanik kanë shpërthyer kundër Nicki Minaj për shkak të deklaratave të saj në një koncert që mbajti në Mbretërinë e Bashkuar.
41-vjeçarja po performonte në Birmingham kur ajo e quajti Lady Dianën mikeshën e saj duke lënë të kuptoheshin sikur ato njiheshin me njëra-tjetrën.
Menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer memet dhe ironizimet kundrejt këngëtares.
Minaj ishte 14 vjeçe kur Diana u vra në moshën 36-vjeçare në një aksident automobilistik në vitin 1997.